Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës në Sarandë, zbulohet arsyeja

Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës Sarandë, Aida Demi. Shkak i shkarkimit, dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale.

Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni.

Aida Demi, mori detyrën në shtator të vitit 2021, pas dorëheqjes së Andri Dhimës.

Më herët, Demi mbante detyrën e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Sarandës.


Shtuar 12.01.2024 11:26