Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës që po mbahet në këto momente në stadiumin “Air Albania” ka miratuar në parim ndryshimet në statutin e partisë.
Sipas këtij statuti të miratuar në parim, Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese sipas parimit “një anëtar- një votë”
Çfarë paralajmëron statuti i ri i PD?
Me ndryshimet e reja, PD do ketë një logo dhe një vulë të re, duke i rikthyer simboleve origjinale.
Me ndryshimet e reja statusore, kryetari i partisë largohet në mënyrë automatike kur humbet zgjedhjet dhe nuk ka të drejtë të rikthehet.
Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim. /albeu.com/