Shkarkimi i Metës, presidenca tregohet “mos përfillëse”: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me zero opozitë

Teksa në rend dite në seancën e sotme plenare  ishte caktuar diskutimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi,  kërkon që të numërohet dhe rinumërohet çdo votë, dhe se të gjitha kutitë duhet të hapen, në mënyrë që të shihet vullneti i vërtetë i zgjedhësve.

Sipas Blushit, nuk duhet kushtuar aspak vëmendje ndaj një parlamenti ku mungon opozita.

Reagimi i plotë:

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.


Shtuar 4.05.2021 14:09