Shkak u bë tradhtia? Reagimi i Fjolla Morinës ngre dyshime për ndarjen me Fisnik Sylën (FOTO&VIDEO)

Albeu.com njoftoi sot se Fjolla Morina është zhdukur nga rrjetet sociale dhe ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, ndërkohë që Fisniku ka fshirë çdo postim dhe madje nuk e ndjek më as vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën me të cilën ka treguar gjithmonë se kishin marrëdhënie shumë të mirë.

Menjëherë sa u përhap lajmi  se këngëtarja e njohur mund t’i ketë dhënë fund martesës së saj me biznesmenin, ajo ka reaguar. Fjolla ka vendosur që të rikthehet në “Instagram”, e madje ka bërë edhe një postim.

Fjolla ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto me vajzën e saj, të cilës i uron një vit të ri shkollor të suksesshëm e më pas një video ku teksti i këngës së Capital T le të kuptohet se një tradhti është bërë shkak per ndarjen e saj me Fisnikun.


“Rruga jote plot me sfida
RRUSHE
VOGËLUSHE si hije t’njekin vujtje t’padurushme
Prapë duhesh me kon krenare ideale super
Familja gjithë me ftyr’ edhe pse s’pati kushte
Hala gjallë shpresa

Labirint enigma
E madhe qendresa
Tradhtia len stigma
Po kujna me i besu që nuk jan met’ as tre përqind
Thika mrapa shpinës kush ta boni nuk e din”, thuhet në tekstin e këngës.

“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes. Jam shumë krenare me ty”, shkruan Morina bashkëngjitur me foton në fjalë.

Gjithashtu edhe Fisniku ka rikthyer disa foto të tij në Instagram, por asnjë me Fjollën duke shtuar edhe me shumë dyshimet per ndarjen e tyre. Fjolla dhe Fisniku gjithashtu nuk ndiqen në Instagram, por asnjëri nuk ka reaguar drejtpërdrejtë për këtë temë./albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 12:35