Mbremjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Lushnje e cila përfundoi në përdorimin e armës ku u vra një shtesas dhe u plagos djali i tij.
Viktima i këtij konflikti të rëndë të ndodhur në një ndër lokalet e Lushnjes është shtetasi Rako Qorri dhe u plagos djali i tij i cili është në gjendje kritike për jetën.
Autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Sofokli Shani i vënë në pranga vetëm pak minuta pas krimit të rëndë.
Si nisi konflikti:
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se konflikti nisi në lokalin e viktimës dhe shkak ishte rakia. Ka qënë autori i krimit i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me karrige, pronarin e lokalit Roko Qorri.
Pas kësaj, djemtë e tij kanë dhunuar autorin e krimit Sofokli Shani, i cili në gjendje të dehur është larguar drejt shtëpisë së tij ku ka gjetur dhe armën e zjarrit.
Dyshohet se Shani është rikthyer sërish në lokal ku ka qëlluar me breshëri arme mbi pronarët, duke vrarë pronarin Roko Qorrin, 62-vjeç dhe plagosur rëndë djalin e tij i cili është në luftë me jetën. /albeu.com/