Qyteti i Librazhdit është pushtuar pasditen e sotme nga shirat.
Edhe pse në disa zona moti i nxehtë ka pushtuar të gjithë vendin, një shtrëngatë shiu ka rënë në këtë qytet.
Ndërkohë që policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të mjetit, pasi mund të shkaktohen aksidente. Gjithashtu theksohet se në segmentin “Kthesat e Murrashit” ka edhe rënie të gurëve, gjë që mund të rezultojë fatale.