Shiste kokainë dhe tableta ekstazi në tabakinon që administronte, arrestohet 33-vjeçari në Dhërmi

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Shërmi, pasi gjatë kontrollit në tabakinon që administronte i janë gjetur dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë).

Gjithashtu i janë sekuestruar 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 31”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Vihet në pranga një 33-vjeçar që shiste doza kokaine dhe tableta ekstazi, në tabakinon që administronte, në Dhërmi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe tableta me ekstazi, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, të cilat u gjetën në dyqanin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 31,” si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– L. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.09.2024 16:25