Mashtronte në shitjen e biletave “të kripura”, arrestohet biznesmenia e dënuar me tre vite burg

Policia e Tiranës ka arrestuar Marida Shehu, e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Shehu rezulton e dënuar me tre vite burg.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi””, njofton policia.

Sajmir dhe Marida Shehi janë çifti i bashkëshortëve, të cilët hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Të dy, burrë e grua, akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.


Shtuar 27.05.2021 15:28