De Gea kishte letër “spiune” për penalltitë, por çuditërisht nuk ia doli të priste asnjë (FOTO LAJM)

Villarreal ka fituar Europa League, teksa ka mposhtur Manchester United, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat dhe koha shtesë përfunduan në barazim 1-1.

Të gjithë lojtarët e “Nëndetesës së Verdhë” ishin të saktë nga pika e bardhë, ndërsa tek “Djajtë e kuq” gaboi De Gea.

Ishte pikërisht portieri i anglezëve që shkatërroi gjithçka, ku jo vetëm që nuk priti asnjë 11-metërsh, por as nuk realizoi të tijën. Pas ndeshjes mediat ka zbuluar edhe diçka interesante, teksa publikon një letër, në të cilën De Gea kishte informacione për mënyrën sesi rivalët do gjuajnë penalltinë. E pabesueshme sesi ai, nuk priti asnjë.


Shtuar 27.05.2021 15:28