Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë. Mjekët sugjerojnë vrapin të paktën disa ditë në javë, por nëse nuk mundeni, të paktën mos neglizhoni ecjen. Ecja është një ndër mënyrat më efektive për të pasur një shëndet të mirë. Ka një sërë përfitimesh për trupin tuaj nëse bëni disa kilometra në ditë në këmbë. Ne ju sugjerojmë të bëni shëtitje të gjata kryesisht në vende të qeta, buzë detit apo në parqe. Kështu do të qetësoni trurin por gjithashtu do të keni një sërë përfitimesh.
-Përmirësimi i shëndetit të zemrës
-Ofron përfitime të panumërta shëndetësore.
-Zvogëlon rrezikun e infarktit.
-Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
-Përmirëson bilancin e kolesterolit.
-Zvogëlon presionin e gjakut.
-Shton qarkullimin e gjakut.
-Rregullon bilancin e yndyrave.
Ata që ecin me ritëm të moderuar për 30 deri në 45 minuta në ditë, kanë 43% më pak shanse për t’u prekur nga virozat. Ecja e përditshme është një nga mënyrat më efikase për të forcuar kockat. Gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shpinës.
Humbja e peshës
-Shëtitjet e rregullta do t’ju ndihmojnë gjithashtu të humbni peshë në mënyrë efikase.
-Ecja pas ngrënies ul nivelet e glukozës në gjak.
-Nxit eliminimin e yndyrës së tepërt në trup.
-Duke bërë ecje çdo ditë ju do të jeni energjikë dhe më pak përtacë.
-Relakson mendjen, zvogëlon stresin dhe parandalon ankthin
-Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të trurit, si Alzhaimer.
Prandaj ecni sa më shumë. Qoftë edhe pak orë ecje në ditë, do të t’ju ndihmojë për një shënet të mirë.