Shihni çfarë i ndodh trupit kur na pickon një mushkonjë

Kur themi “mushkonjë” na kujtohen pickimet e tyre, kruajtja dhe ënjtja. Po rrallëherë na shkon përmend se çfarë ndodh, ndërsa ky insekt ushqehet me gjakun tonë dhe çfarë na bën të gërricemi. Sipas një studimi arsyeja është në pështymën e mushkonjës.

Në këtë artikull do të mësoni se çfarë ndodh me ju para, gjatë dhe pas pickimit të mushkonjës

Mushkonjat pështyjnë në lëkurën tuaj për të lehtësuar dhimbjen.

Siç tregon një studim, një mushkonje i duhen rreth 4 minuta për ta mbushur stomakun me gjak. Problemi është se gjatë kësaj kohe viktima e tyre mund ta vërejë dhe ta vrasë para se të përfundojë misionin. Lëre më faktin se pickimi në vetvete është i dhimbshëm, që mund të nënkuptojë se agresori mund të gjendet edhe më shpejt.

Pështyma e mushkonjës ka një agjent që mpin lëkurën. Pra, pasi ky insekt na pështyn, ne nuk e ndiejmë pickimin. Pas kësaj miqtë tanë të vegjël fillojnë të kërkojnë enët e gjakut nën lëkurë. Ata kontrollojnë disa herë, derisa gjejnë diçka për t’u ushqyer.

Pështyma i ndihmon ato ta thithin gjakun më lehtë.

Sapo gjen venën, mushkonja lëshon edhe njëherë pështymë. Ajo përmban më shumë se 100 proteina që shërbejnë për qëllime të ndryshme, njëri prej të cilëve bën që gjaku të mos mpikset. Në këtë mënyrë ato e thithin më kollaj. Prandaj pasi dëmtohet vena, trupi fillon të vetëshërohet.

Kjo mund të parandalojë që një insekt të ushqehet me të. Por këto krijesa dinake gjetën një mënyrë për ta anashkaluar këtë. Siç thotë studimi, pështyma e mushkonjave ka një agjent që ndalon këtë proces dhe zgjeron enët e gjakut.

Neve na kruhet vendi ku ato kafshojnë, sepse jemi alergjikë ndaj tyre.

Fajësojeni përsëri pështymën. Një pickim përmban proteina jotoksike, të cilat mund të çojnë në kruajtje, skuqje dhe ënjtje, ndonjëherë edhe irritim. Dhe ka njerëz që nuk kanë fare alergji. Reagimet ndaj kafshimeve të para të mushkonjave janë më të ashprat, madje edhe më shumë sesa kur kafshoheni vazhdimisht për 2-20 vjet me radhë.