Shifrat tregojnë se lufta Rusi-Ukrainë ka një bilanc tragjik në tre javë luftime.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka eliminuar 13.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt.

Sipas raportit të publikuar nga ministria e mbrojtjes në Ukrainë, ushtria e vendit ka shkatërruar 430 tanke ruse, 1375 automjete të blinduara luftarake, 190 sisteme artilerie dhe 108 helikopterë. Sot është raundi i katërt i negociatave për paqen që ka bërë disa përparime pozitive.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”.

Zhvillimi vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje.

Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje.


Shtuar 16.03.2022 09:47