SHBA dhe Irani mbeten pa marrëveshje për zbatimin e planit 7-ditor: kush do të ndërmarrë hapin e parë?

Dialogu mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon, por dy palët ende nuk kanë gjetur një dakordësi për mënyrën dhe kronologjinë e zbatimit të planit shtatëditor.

Të lidhura

None found

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mori në Doha përgjigjen e Uashingtonit ndaj propozimit të Teheranit. Dokumenti pritet të shqyrtohet në Iran, ndërsa Katari po vijon ndërmjetësimin për të afruar pozicionet e palëve.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se përplasja nuk ka të bëjë me përmbajtjen e planit, por me renditjen e masave dhe garancitë që duhet të ofrohen. Çështja kryesore mbetet përcaktimi i palës që do të bëjë hapin e parë.

Synimi i planit shtatëditor është ndërtimi i besimit mes Teheranit dhe Uashingtonit, si dhe krijimi i kushteve për një marrëveshje më të gjerë.

Katari vazhdon të shfaqë optimizëm për një rezultat diplomatik, edhe pse presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ka premtuar lehtësimin e sanksioneve apo zhbllokimin e fondeve iraniane në këmbim të lëshimeve lidhur me programin bërthamor.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të jenë të tensionuara. Zyrtarë iranianë kanë kritikuar Trumpin, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do t’i japë fund konfliktit disa muajsh mes Uashingtonit dhe Teheranit.


Shtuar më 30.09.2026 09:22

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş