SHIFRAT/ Erdoganin apo Kiliçdaroglunë, kë votuan turqit në Shqipëri dhe Kosovë?

Rexheb Tajjib Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu do të përballen sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi më datë 28 maj pasi asnjëri prej tyre nuk mori më shumë se 50% të votave për t’u shpallur fitues që në raundin e parë.

Në garë ishin tre kandidatë, ku krahas Erdoganit dhe Kiliçdaroglusë mori rreth 5% të votave edhe Sinan Ogan, ndërsa për partitë, duke qenë se ishin dhe zgjedhje për Parlamentin, AK parti ka marrë shumicën.

Sistemi elektoral turk njeh edhe votën e diasporës ku turqit jashtë vendit mund të votojnë në ambasada apo konsullata për zgjedhjet në vendin e tyre.

Sëfundmi, AA ka nxjerrë edhe rezultatin e votave të turqve në Shqipëri, të cilët rezulton se kanë mbështetur në shumicë kandidatin e opozitës në Turqi si edhe partitë opozitare në zgjedhjet parlamentare.

Më konkretisht, në Shqipëri kanë votuar 632 turq ku 393 persona kanë dhënë votën për Kiliçdaroglu, 204 për Erdogan dhe 23 për Sinan Ogan, raporton AlbEu.com.

Në total, kandidati i opozitës mori 62.58% të votave të turqve në Shqipëri.

Situata paraqitet ndryshe në Kosovë, ku shumica ka votuar Erdoganin. Më konkretisht, Erdogani ka marrë 517 vota nga turqit në Kosovë, kurse Kiliçdaroglu 454 vota.

/albeu.com


Shtuar 15.05.2023 16:50