Shifra rekord, mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 9360 raste të reja me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 23 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID ka arritur në 3, 729,199 nga të cilët 48,6 % janë meshkuj.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 30, 327 viktima, prej të cilëve 95.7 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese./albeu.com