Anulohen festat dhe maska me detyrim, Greqia ashpërson masat anti Covid

Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou, ka thën që do merren masa të reja kundër Covid për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Ai ka bërë me dije që nga nesër deri me 3 janar do jenë këto masa në fuqi për të gjithë popullsinë, përfshirë edhe të vaksinuarit.
“Masat që do ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së Covidit në ditët e ardhshme do jenë vendimtare, sepse shkalla e infektimit është shumë e lartë”, u shpreh Plevris.

Ai gjithashtu ka theksuar se me datë 27 dhjetor do mblidhen ekspertët për të vendosur nëse do ti ashpërsojn masat më shpejt apo pas datës 3 janar./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 12:40