15 viktima dhe 489 raste të reja me koronavirus në Greqi

15 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në Greqi. Sipas autoriteteve shëndetësore, në shtetin fqinj janë regjistruar dhe 489 raste të reja.

Numri total i të infektuarve në Greqi shkon në 419,909, prej të cilëve 51.2% janë burra. Ndërsa, bazuar në rastet e konfirmuara në 7 ditët të fundit, 38 ishin persona që kishin udhëtuar jashtë kurse 595 të tjerë ishin raste kontakti.

Sa i përket rasteve fatale, bilanci total i viktimave shkon në 12,613. Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.


Shtuar 24.06.2021 19:03