Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve 16 persona kanë humbur jetën dhe 2,098 raste të reja janë regjistruar me koronavirus në Kosovë.
MSH-ja ka njoftuar se nga 12,564 testime që janë kryer, 2,098 raste pozitive janë konfirmuar në një ditë, ndërsa kanë vdekur 16 persona.
Të shëruar brenda një dite janë 1,614 persona, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111,400.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15,862 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan klankosova.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive është 25,407.