Gjykata ka lënë në burg dy të dyshuarit për shfrytëzimin seksual te një 13-vjecareje në Sarandë.
Vendimi është marrë nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar më parë familjarët e 13 vjeçares, me qëllim për të shmangur konfliktet mes palëve.
Dy të akuzuarit janë Petraq Rako, oficer policie, 63 vjec e banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec e banues në Xarrë. Për të dy është vendosur “arrest ne burg” deri në përfundim të hetimeve.
Ata akuzohet per “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se hetimet janë në vijim e sipër, pasi ka dyshime edhe per të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjecaren. /albeu.com/