“Shëtiste” me drogë në furgon, arrestohet 21-vjeçari shqiptar nga policia spanjolle

Një i ri me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kap me mbi 30kg kokainë në makinë.

Ngjarja ndodhi në Albondon të Granadës në Spanjë ku 21 vjeçari shqiptari po lëvizte me mjetin furgon.

I riu sapo ka marrë sinjalin e ndalimit nga patrulla e policisë, i ka dhënë më shumë gaz mjetit në tentativë për tu larguar.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë manovrimit për tu larguar, autori i arrestuar kishte hedhur dy kuti të mëdha pranë një koshi mbeturinash në tentativë për të zhdukur drogës që kishte në makinë.

Ndërkohë ka vijuar shoqërimi i të riut nga pas nga policia spanjole, derisa është bërë i mundur arrestimi dhe shoqërimi i tij për në komisariatin e Gardës Civile, ku më pas u sekuestrua edhe malli i hedhur në kosh.

Gjithashtu vijojnë hetimet për akuzat e shmangies së ndalimit të policisë, si dhe për sasinë e drogës e poseduar në mjetin që ai drejtonte./albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 11:25