Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java.
Shtëllunga e madhe e hirit, e dalë gjatë shpërthimit, ka mbuluar fshatra të tërë dhe ka arritur në një lartësi të madhe.
Agjencia lokale e lajmeve Antara tha se një shi i dendur i hirit vullkanik ka pushtuar gjithçka në zonat përreth.
Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Javan lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur.
Ndërkohë autoritetet e kontrollit ajror paralajmëruan kompanitë e fluturimeve se hiri vullkanik mund të ngjitet deri në 15 mijë metra, gjë që mund të vendos në rrezik fluturimet mbi zonë.
Shumë prej banorëve vendas e kanë cilësuar ndodhinë si “fundin e botës”./albeu.com/
16.50
BPBD Provinsi Jatim dan BPBD Lumajang telah menuju lokasi untuk melakukan assesment dan evakuasi warga di sekitar Gunung Semeru. Silahkan mention jika ada yang dilokasi@PRB_BNPB pic.twitter.com/DYj8qIW23u— jogjaupdate.com (@JogjaUpdate) December 4, 2021