Sherri në Elbasan merr tjetër rrjedhë, Boçi bën deklaratën e papritur

Një përplasje fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca bëri mjaft bujë disa ditë më parë në vendin tonë.

Asnjëra nga palët nuk e pranon të jetë shkaktari sherrit. Biznesmeni Luca e akuzon Boçin se e ka provokuar dhe i ka vjedhur telefonin gjatë përplasjes, ndërsa kandidati i PD-së e akuzon Lucën se e ka kërcënuar me jetë.

Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste për Klan, Boçi ka zhvendosur vëmendjen drejt një tjetër piste. Ai thotë se nga lëvizjet e biznesmenit dyshoi se mund të kishte ndonjë armë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Po pse grushtoheni, s’e kuptoj, pse grushtoheni?

Luçiano Boçi: Luca mund të ishte edhe i armatosur. Seç bëri një lëvizje….tani unë nuk mund ta konfirmoj, ta pohoj apo mohoj, por bëri një lëvizje që sikur e kishte. Tani edhe biznesmen, mund ta ketë. Ai erdhi më kapi nga qafa, dukej aty dhe normale vjen reagimi im sepse nuk mund të toleroj cënimin e integritetit. /tvklan

 


Shtuar 22.03.2021 23:51