Sherri mes të rinjve në Angli përfundon në tragjedi, 23-vjeçari shqiptar vret 19-vjeçarin

Një 23-vjeçar shqiptar, është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në Veri të Londrës.

Shtetasi shqiptar me iniciale K.P, 23-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19-vjeç, i cili u gjet i vrarë me mjet prerës pranë Finsbury Park më 17 korrik.

23 vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten, e më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima ishte plagosur me prerës disa herë.

Oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe mjekët nga Ambulanca Ajrore e Londrës u përpoqën ta shpëtojnë Ahmedin, por më kot pasi ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.


Shtuar 20.07.2024 09:47