Një sherr ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, mes disa të rinjve në Vlorë, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Bëhet me dije se të rinjtë janë përfshirë në një debat, ndërsa më pas ka agravuar edhe situata mes tyre, ku nuk kanë munguar as goditjet.
Raportohet se një i ri është shtyrë dhe qëllua disa herë me grushte dhe më pas është larguar me makinën e tij nga vendngjarja.
Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
