Në Pukë, dy persona janë konfiktuar për motive të dobëta. Mësohet se si pasojë e konfliktit, shtetasi F. M., 43 vjeç, ka goditur me thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç.
Autori u arrestua, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Pukë
Plagosi me thikë një 52-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë kapet autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com