Sherr në Fier, vëllai pret vëllanë me kosë bari

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Fier, në fshatin  Lalar pasi akuzohet se goditur me kosë bari vëllain e tij duke e dëmtuar atë.

Në pranga ka rënë shtetasi A.F., i cili e ka goditur vëllanë e tij me kosë pas një sherri momental.

I plagosuri B. F., 45 vjeç ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe personi me iniciale A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.11.2021 16:34