Asistimi perfekt i Jao Cancelo po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale (VIDEO)

Jao Cancelo po kalon një formë perfekte me Manchester City.

Mbrojtësi portugez ka fituar totalisht besimin e Pep Guardiolës dhe tashmë ai është një lojtar i pazëvendësueshëm. Në fitoren 3-0 ndaj Everton, Cancelo ka spikatur pothuajse gjithë lojën por ai asistim perfekt në drejtim të Sterling i cili në fund u kthye në gol, ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Asistimi i portugezit është parë nga shumë kënde të ndryshme dhe përfundimi është se shumë pak lojtarë mund ta kishin përdorur atë teknikë dhe atë vizion gjatë lojës./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 16:39