Një sherr mes të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme për motive të dobëta në Lezhë, i cili agravoi me përdorimin e sendeve të forta.
Sot policia ka nisur një hetim ndaj tyre. Bëhet fjalë për shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com