Sherr mes dy të miturve në Tiranë, një përfundon në spital, tjetri në komisariat

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme mes dy të miturve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “5 Maji”, ku të miturit janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se një prej tyre është shoqëruar në komisariat, ndërsa njëri ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 10.06.2023 20:03