Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit demokrat Ervin Salianji në Kuvend.
Salianji tha se PD do të votojë “PRO” zgjatjes së afateve të vettingut, por Berisha ju kundërpërgjigj duke thënë se seanca plenare duhej të ndërpritej.
Berisha hodhi akuza të forta për bashkëpunim mes Edi Ramës e PD-së, por Salianji i tha se në qoftë se Rama ka përfituar nga reforma në Drejtësi, kjo ka qenë falë ish-kryeministrit.
Replikat në Kuvend:
Sali Berisha: Nëse vazhdohen të lyhen dhe lëpihen dështime të tilla faturën e të cilës paguajnë qytetarët. Nëse vazhdohet me fjalë të sipërfaqshme dhe vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz kreu i Meduzës me peng bravën kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë. Është në hipokrizi e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me Agaçion e tij si armë tmerrshme për gjahun e shtrigave. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar. Po flas për zërin e qytetarëve. Mashtrojnë qytetarët. A e dini ju që vetëm 24% i besojnë reformës në drejtësi sot. A e dini ju që reforma është një ndër shkaqet kryesore të spastrimit etnik.
Ervin Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërpre votimin dhe për ta rikthyer procesin e votimi dhe mund të isha një ndër ata që mund të votoja. Nëse ka një njeri që duhet të ishte përgjegjës për këtë duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Gjysmat e komisionerëve të vettingut dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë që kjo i shërben Edi Ramës. Kjo i shërben Edi Ramëns që mos të kenë akse misionet ndërkombëtare të monitorimit. Ta luftojmë Ramën me mullinjtë e Edi Ramës. Cila është kjo arsye dhe interes i PD kur asgjë në këtë vend nuk është bërë pa mbështetje e SHBA. Po ka probleme sot drejtësia, Edi Raa e ka kapur, nëse ka përgjegjës për kapjen është nga parafolësi.
Sali Berisha: Kam të drejtën e replikës, kam një përgjigje. Ai u ngrit pas meje. Dy minuta dua jo më shumë./albeu.com/