Rama me premtime: Brenda javëve të prillit 23 mijë doza të tjera Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se brenda javëve të prillit  do vijnë 23 mijë doza të tjera Pfizer.

“LAJM I MIRË Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER

*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama premtoi se do vinin 1 milion vaksina kineze. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 09:28