Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borakë, ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë një 33-vjeçar, i cili ndodhet në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën krehjen e zonës për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./albeu.com