Sherr me thika në qendër të Pogradecit, ja dyshimet paraprake

Një sherr me thika mes dy personave ka ndodhur në Pogradec.

Mësohet se një qytetar nga Pogradeci ka goditur me thikë një person nga Tirana.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e qytetit. Nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Ngjarja ndodhi në zonën e pedonales, ndërsa policia është në vendngjarje.


Shtuar 27.07.2024 22:59