Një sherr me sende të forat ka ndodhur në Pogradec, dhe për pasojë një person ka përfunduar në spital.
Mësohet se nën efektin e alkoolit, shtetasi A.D ka goditur me sende të forta shtetasin V.D 30-vjeç, i cili po merr ndihmën mjeksore në spital.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.
Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarje./albeu.com