Sherr me grushte dhe armë mes kushërinjve në Maliq

Në Maliq të Korçës ka ndodhur një sherr mes kushërinjve e cila degradoi me dhunë dhe nxjerrje armësh. Mësohet nga ABC se kushërinjtë kanë qenë duke pirë dhe pasi janë dehur kanë nisur konfliktin. Pas zënkave me fjalë, ata janë rrahur me grushte dhe më pas është qëlluar me armë zjarri, por pa asnjë të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka arrestuar një person dhe po punon për sqarimin e rrethanave të sherrit./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 20:00