Sherr me gruan, 39-vjeçari rrëzohet dhe godet kokën në trotuar, humb jetën

Një 39-vjeçar humbi jetën në Prato pasi u rrëzua dhe përplasi kokën në trotuar pas një debati me gruan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto. Përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Gruaja, me origjinë kineze, u dërgua në spital pasi kaloi në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.

Ende nuk është sqaruar dinamika se si ndodhi sherri fatal.

Sipas medieve italiane, çifti kishte nisur një debat brenda banesës së tyre. Më pas gruaja kishte vrapuar jashtë për të marrë makinën. Burri e kishte ndjekur dhe ishte përpjekur ta bllokonte.

Duke tentuar të hapte derën e makinës ai ishte rrëzuar.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë, ndërsa gruaja është  transportuar në spitalin Santo Stefano në Prato.

Agjentët bashkiakë morën pamjet nga një kamerë në zonë që mund të kishte kapur skenat kryesore të incidentit./Albeu.com/


Shtuar 7.09.2023 08:10