Ndeshja midis Cearës dhe Bahias e luajtur ditën e djeshme e vlefshme për finalen e Kupës e Veriut në Brazil, prodhoi skena të pahijshme për futbollin, teksa në fundin e ndeshjes lojtarë të dyja ekipeve u përfshinë në një sherr masiv i cili degjeneroi dhe në konfrontime fizike.
Nuk dihet se cila ishte arsyeja e sherrit, por në video dallohen futbollistët të cilët goditen me njëri-tjetrin. Videoja ka bërë xhiron e botës dhe deri tani nuk ka asnjë prononcim për fatin e dy skuadrave mbi sherrin e ndodhur.
Bahia arriti të mposhtë në dy sfida Cearan me rezultat të përgjithshëm 2-3 për tu fituar Kupën e Veriut në Brazil.