Shërbimet online u hapin telashe qytetarëve, nis “lulëzimi” i tregut privat: 400 lekë printimi i një dokumenti

Duke filluar nga data 1 maj, shërbimet thuajse të gjitha kryhen online, duke hequr kështu sportelet. Po, ky ndryshim është një sfidë e vërtetë për shumë qytetarë që nuk dinë dhe nuk kanë akses në e-albania.

Pa kaluar as një javë nga vënia në zbatim i qeverisë shqiptare për shërbimet online, tregu privat ka nisur të lulëzojë në Fier.

Një printim i thjeshtë i një dokumenti i ka kushtuar një qytetareje 400 lekë.

Ajo ka folur para kamerave ku është shprehur: “Unë nuk di të bëj albanian e Edi Ramës. Faturën e mora te posta, dhe dokumentin e privatit e bëra 4 mijë lekë të vjetra. Këto janë zyrat e Edi Ramës, unë nuk di ta përdor telefonin. Pa lekë e merrja dokumentin te policia, tani me lekë te privati”, thotë ajo.

Një numër i madh qytetarësh, kryesisht të moshuar, kanë mbetur jashtë dyerve të mbyllura të zyrave të ADISA-s. Në derë ishte ngjitur një shënim: Nga 1 maji 2022, shërbimet ofrohen online në e-albania./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 11:12