“Shërbeu me kufje”, klientia e pakënaqur nga Nusreti: I pandershëm, na bëri të paguanim 600 dollarë

Një kliente në Doha ka shkuar që të darkojë në restorantin Salt Bae por ka dalë e zhgënjyer nga shërbimi që i bënin klientëve.

Klientia shpreh pakënaqësinë e saj sepse Nusreti i shërbeu asaj dhe familjes së saj ndërsa mbante AirPods-in në vesh.

Ai na detyroi të paguajmë 600 dollarë (500 £) për të ardhur të presim biftekun në tryezë. Po fliste me dikë në AirPods-in e tij në tavolinën tonë, tepër i pandershëm. Nuk do ta rekomandoja. Humbje parash dhe staf jashtëzakonisht i vrazhdë’, u shpreh klientia.

Salt Bae fitoi famë brenda natës në vitin 2017, kur pamjet e tij duke spërkatur kripë mbi një pjatë mishi e fituan atë yll në internet.

 


Shtuar 27.12.2022 21:37