Shenja e horokopit ju tregon edhe se sa orë gjumë duhet të flini në ditë

Në këtë artikull do ju sjellim sa orë gjumë ju duhet sipas shenjës suaj të horoskopit. Ekspertët edhe te pjesa e gjumit këmbëngulin se ka lidhje shenja juaj e horoskopit. Për të mësuar më shumë rreth kësaj mjafton ti hidhni një sy shenjave të renditura më poshtë.

1. Dashi

6-8 orë

Shenja e dashit njihet si delikate. Ata priren të vuajnë më shumë nga depresioni, apo sëmundje mendore, prandaj e kanë shumë të nevojshëm gjumin. Nëse ata nuk i shpenzojnë energjitë e tyre, e kanë të vështirë të flenë rehat.

2. Demi

5 orë

Personat e shenjës së demit e dashurojnë jetën dhe gjumin e mirë. Ata e shijojnë edhe ushqimin e mirë dhe nëse kanë verë të mirë qëndrojnë për orë të tëra më pas duke fjetur.

3. Binjakët

2 ose 12 orë

Ata njihen si shenja që nuk vendos lehtë dhe për të realizuar diçka ose vonojnë, ose e bëjnë në kohën e duhur. Të dashur binjakë merrni kohën që ju duhet!

4. Gaforrja

10 orë

Shenja e gaforres ka shumë nevojë për 10 orë të plota gjumë. Për shkak të natyrës së tyre të ndjeshme, problemet i mendojnë edhe natën, gjë që i lë pa gjumë. Gaforret kanë shumë nevojë për orët e gjumit.

5. Luani

7 orë

Luanët janë të udhëhequr nga dielli dhe dashuria, prandaj gjumi është një ndër gjërat më të rëndësishme për ta. Ata nuk e duan dhomën e gjumit shumë luksoze, por mjafton që ata të ndihen mirë.

6. Virgjëresha

4 orë

Njerëzit që i përkasin shenjës së virgjëreshës e vrasin mendjen për çdo gjë nuk janë të qetë asnjëherë. Ata mendojnë se çdo gjë ka rëndësinë e vet dhe mendimet e gjata i bëjnë ata të bëjnë pak orë gjumë.

7. Peshorja

8 orë

Peshorja është shenja që i balancon gjërat që i ndodhin në jetë. Ata nuk shkojnë në ekstrem dhe kaq orë gjumë i mjaftojnë.

8. Akrepi

1 orë

Edhe pse duken shumë pak, për një akrep kjo edhe mund të ndodhë. Ata janë shumë intuitivë, gjë që i pengon të flenë të qetë, pasi i analizojnë gjërat shumë.

9. Shigjetari

Gjumi është për të vdekurit

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë aktivë në shumicën e kohës. Udhëtimet dhe njohja e gjërave të reja, i bën ata mos të mendojnë fare për gjumin.

10. Bricjapi

Nuk ka gjumë, mendojnë për një të ardhme të mirë

Bricjapët janë shenja e rregullave. Ata janë ambiciozë dhe mendojnë në shumicën e kohës për të ardhmen dhe si ta përmirësojnë jetën e tyre.

11. Ujori

Shumë orë gjumë pa një kohë të caktuar. Shenja e ujorit është indiferente dhe nuk dëshiron të ndjekë rregullat e shoqërisë.Ata e kanë të nevojshëm gjumin, por pa orar të caktuar.

12. Peshqit

18 orë

Peshqipt njihen si shenja më ëndërrimtare e zodiakut. Ata pas çdo ëndrre kanë një mesazh që i duhet në jetë. Kaq orë gjumë janë mjaftueshëm për ta.


Shtuar 24.09.2021 21:14