Shëngjin, tjetër aksident në punë! Humb jetën një 60-vjeçar, mbërriti në spital pa shenja jete

Tjetër aksident në punë në Shëngjin. Bëhet me dije se ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin.

Viktima po punonte në të zezë në ndërtimin pa leje të dy kateve shtesë të pallatit dhe nuk ishte pajisur me sigurinë teknike.


Shtuar 11.05.2024 13:28