Shembja e urës në Indi, rritet numri i viktimave, rreth 100 të tjerë nën ujë

Numri i të vdekurve nga shembja e një ure të varur mbi lumin Machu në qytetin Morbi në shtetin e Gujarat të Indisë është rritur në 68, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve.

Ministri lokal i qeverisë rajonale të shtetit, Bridges Meria, deklaroi se 68 persona kanë vdekur, duke theksuar se numri i personave të zhdukur nuk mund të përcaktohet për momentin.

“Operacioni i shpëtimit është ende duke vazhduar”, tha ai.

NDTV, një rrjet televiziv lokal, raportoi se kishte rreth 500 njerëz në urë në momentin e shembjes së saj, me rreth 100 ende në ujë.


Shtuar 30.10.2022 20:07