Shembja e galerisë së kromit në Tropojë, nxirret pajetë dhe një minator, baba i tre fëmijëve

Ditën e sotme një galeri kromi në Tropojë është shembur dhe për pasoja ka pasur viktima. Nga raportimet e mëhershme u bë e ditur se jetën kishte humbur një 41-vjeçar, Adil Dautaj dhe se brenda në rrënoja ishin bllokuar dhe dy të tjerë,

Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën dhe një nga të bllokuarit, ndërkohë fati i të tretit nuk dihet ende.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Afrim Zhupaj, baba i tre fëmijëve.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por bëhet me dije se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:

Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.


Shtuar 19.03.2022 15:39