Shembet galeria e kromit në Tropojë, raportohet për viktima

Një galeri kromi është shembur në fshatin Lajthizë të Tropojës.

Nga dëmtimi i galerisë, dyshohet se ka ndërruar jetë një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda.

Ndërkohë bëhet me dije se efektivët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por ende nuk ka informacion të plotë rreth shkaqeve të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar./albeu.com/


Shtuar 19.03.2022 13:21