Shembet ura në Shkodër, izolohen mbi 300 banorë, mes tyre dhe turistë (VIDEO)

Ura në fshatin Rragam të Shkodrës është shembur, dhe si pasojë kanë mbetur të izoluar mbi 300 banorë.

Nga shembja e saj kanë mbetur të bllokuar në zonë edhe disa turiste të cilët ndodhen prej ditësh për eksplorim.

Autoritetet janë në vendngjarje ku dhe kanë vendosur shiritat e kuq duke e bërë këtë rrugë jofunksionale.

Ndërkohë banorët u bëjnë apel institucioneve të ndërhyjnë./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 13:26