Shembet Sinagoga në veri të Jerusalemit, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Një strukturë e ulëseve të një sinagoge u shemb pjesërisht në Jerusalem e për pasojë kanë humbur jetën dy persona e janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak javë pasi 45 persona humbën jetën në një festival ultra ortodoks në malin Meron, në Izraelin verior.

Sipas medieve të huaja, policia bën me dije se rreth 650 adhurues ultra-ortodoksë ishin në sinagogën në Givat Zeev, një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor.

Pamjet tregojnë momentin e shembjes së ulëseve dhe njerëzit që bien mbi njëri tjetrin.

Raportet fillestare nga shërbimi i ambulancës thanë se mjekët ofruan shërbim për rreth 60 të plagosur, duke përfshirë rreth 10 në gjendje kritike për jetën.

Më vonë u konfirmuar se 2 persona kishin ndërruar jetë, teksa dhjetëra të tjerë ishin lënduar.


Shtuar 17.05.2021 18:58