Paraditen e sotme, në komunën e re të Prishtinës, është shembur një pjesë e çatisë së një ndërtesë.
Mediat kosovare, informojnë se dyshohet se një vajzë është lënduar rëndë, si pasojë e rënies së një pjesë të kulmit të ndërtesës.
Ekipet e emergjencës së Prishtinës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Rruga është bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.