Shehaj thumbon Bashën: Për të mundur Ramën duhet një njeri i ndërshëm

Gjatë një takimi në Shkodër, kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj ka thumbuar Lulzim Bashën.

Shehaj u shpreh se, Rama është i interesuar që të mos ndryshojë lidership i PD-së, dhe se për ta mundur atë, duhet një njeri i ndershëm dhe i fortë.

“Basha e filloi me protetsta me bojkote dhe me zgjedhjet, por dështoi e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. S’do të marrë përsipër atë që u bëri demokratëve. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama. Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD-së. Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhen njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e PD, por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”, tha Shehaj./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 18:41