LIVE/ Nis konferenca e përbashkët e Ramës me ministrin gjerman: Ne i kemi plotësuar kushtet! (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të tyre.

Mësohet se në fokus  të bisedës së tyre mësohet se ishte ecuria e  procesit të integrimit dhe çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Më herët, Roth ishte në Maqedoninë e Veriut ku qëndroi për dy ditë dhe zhvilloi takime me zyrtarë të ndryshëm. Në një reagim në rrjetet sociale pas takimeve në Shkup, Roth tha se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimin dhe të nisë procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Gjatë një konference shtypi me ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, Rama tha se BE përballet me një surprizë tjetër ballkanike.

Rama: Më vjen shumë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga vetë këshilli evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanikle dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Natyrisht nuk mund të përsërisja vetëm se të them me bindje që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

A do të ndodhë? Ne nuk e dimë dhe natyrisht do të varet sa do të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë, ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.05.2021 18:48