400 mijë paund “cash” në shtëpi, kush janë dy shqiptarët që habitën policinë angleze

Mbi 400,000 £ të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal janë sekuestruar nga policia britanike në Londër si pjesë e një hetimi të Partneritetit të Krimit të Organizuar (OCP).

Paratë dyshohet se i përkasin një rrjeti të furnizimit me drogë që besohet se drejtonte biznesin e tyre mbi platformën e koduar EncroChat.

Gjatë ditës së djeshme, oficerët kontrolluan dy banesa, një në Islington dhe një në Wembley, dhe sekuestruan mbi 200,000 £ para në secilën shtëpi, disa prej të cilave ishin paketuar dhe ngjitur në forma blloku.

Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca, 30 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe që prej asaj kohe janë akuzuar për furnizim droge dhe pastrim parash. Ata u paraqitën dje në Gjykatën e Magjistraturës në Highgate.


Shtuar 27.05.2021 18:40